Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një video mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, i ka bërë përmbledhje punës dy vjeçare të qeverisë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Abdixhiku ka thënë se pas disa ditësh qeveria do të mbush dy vjet në pushtet dhe kështu, sipas tij shumë premtime të qeverisë nuk janë përmbushur.
“Po hymë në vitin e tretë të qeverisjes, me përplot premtime të dhëna e të pabëra. Gjatë ditëve në vijim do t’i numërojmë ato, si rikujtim i ndryshimit që nuk po ndodhë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.