Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke e konsideruar qeverinë si të paaftë.
Abdixhiku, mes tjerash, e konsideron qeverinë si të papërgjegjshme pasi për një vit e gjysmë qeverisje është në pritje të ministrit të tretë në shëndetësi.
“Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet. Fajet? 20 vjet? Paaftësi e papërgjegjësi!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kujtojmë se ministri Latifi në letrën e dorëheqjes kishte thënë se pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit ka marrë këtë vendim.