Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sot në fillimin e punimeve të Rrugës A në kryeqytet.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një nga investimet më të mëdha kapitale në Prishtinë.
“Prishtinës po i shtohet dhe një segment i ri, që lidhë Rrugën B me përpjetëzen në Veternik. Një lagje e re, një komunitet i ri, një pjesë e bukur e Prishtinës po nisë të formësohet sot. Rruga A, me gjashtë korsi, shtigje të biçikletave, trotuare për këmbësorë e me gjelbërim ishte zotim elektoral i yni”.
“Investimi i fundit i madh infrastrukturor në Prishtinë, kishte ndodhur 10 vite më parë; ironikisht vet Rruga B, aty ku kjo rrugë e sotme vazhdon. Kosova mundet më shumë!”, ka thënë Abdixhiku.