Abdixhiku: Në LDK s’do ketë largime, përjashtuam Osmanin – shih çka ndodhi!

Lumir Abdixhiku po thotë se pas garës së 14 marsit, nëse ai del fitues i postit për të parin e LDK-së, do të kenë qasje tjetër në përfaqësimin politik.

Abdixhiku në Rubikon me Adriatik Kelmendin tha se nuk do të ketë përjashtime nga partia, ndërsa përmendi rastin e Vjosa Osmanit, për të cilën pranoi se LDK-së i kushtoi me rënie, njofton Klan Kosova.

”Nuk janë kandidatura për të ngritur hisen e dikujt, sepse s’do të ketë, do të ketë punë ekipore dhe do të ketë mentalitet tjetër”.

”Nuk mund të operojmë me mentalitet të tillë. Me përfundimin e garës duhet të përfundojmë me qasje tjetër, me ndryshime rrënjësore, sa i përket përfaqësimit, por jo përjashtime, nuk do të ketë largime sepse s’kemi njerëz për të larguar”.

Rubikon: Ju nuk do të përjashtoni askënd?

”S’është logjike. Sa herë kemi përjashtuar njerëz jemi zvogëlu. E kemi përjashtuar Vjosa Osmanin, shih çka ka ndodhur”.

”Politikën nuk e shoh pa emocion. Ajo [Vjosa Osmani] proceduralisht është larguar prej kryesisë dhe nënkryetares, por kur e largon bartësen e listës me 160 mijë vota prej kryesisë dhe nënkryetarës natyrisht që është njëfar përjashtimi”.

”Përjashtimi është i dëmshëm për një organizim politik. Po them që do të ketë ndryshime rrënjësore në përfaqësimin politik”.