Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimet e strukturave të kësaj partie, se janë pro një kandidati për president, i cili është jopartiak.
Sipas tij, të gjitha këto do t’i qartësojnë takimet e ardhshme që do t’i mbajnë me Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.
”Ne na duhet një president që i përfaqëson të gjitha partitë politike e jo ndonjërës”.
”Na duhet një president kushtetues. Të gjitha këto do t’i shpalosim në takimin e ardhshëm. Jemi të interesuar t’i shmangim ngërçet institucionale”.
Pyetur nëse Vjosa Osmani është kandidat kushtetues, Lumir Abdixhiku deklaroi:
”Meqë po kërkojmë takime po punojmë në atë drejtim dhe takimet do ta qartësojnë këtë çështje”.