Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, për disa vendime.
Ka pasur disa zhvillime të shumta në Kosovë ditëve të fundit dhe njëra ndër to është edhe shkarkimi i 12 ambasadorëve nga ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Lumir Abdixhiku tha se pret reagim nga ana e saj sa herë që vendi ka nevojë të mbrohet.
Abdixhiku tha se Osmani “e ka rolin kushtetues dhe s’duhet të jetë monopartiake”.
“Ajo duhet të ushtrojë funksionin e saj publik dhe të mos jetë e as të mos krijojë percepsione që është monopartiake, po të jetë e tillë sepse i bën dëm fillimisht vetes, sepse vendi do të ruhet e ne do të ngrisim zërin sa herë që ka padrejtësi për një gjë të tillë”, u shpreh ai në Atv.