Abdixhiku: LDK propozon që më 31 tetor të mbahen zgjedhjet lokale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se data më e mirë për zgjedhjet lokale sipas tyre është 31 Tetori i këtij viti.

Ai këtë e bëri të ditur në një konferencë për media pas takimit që pati me Presidenten Vjosa Osmani, me të cilën biseduan rreth çështjes së caktimit të datës për këto zgjedhje, njofton Klankosova.tv.

“Patëm një takim konsultativ ashtu siç e do Kushtetua, diskutuam rreth caktimit të datës së mundshme për zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje dihet që do të mbahen në muajin tetori, si LDK kemi propozuar që data 31 tetor të jetë e duhura”.

“Rekomanduam këtë datë shkaku që mendojmë se duhet të qetësohet situata me COVID-19, pasi të vaksinohet një numër i qytetarëve si dhe të ketë rimëkëmbje të ekonomisë. Për LDK-në nuk është problem nëse caktohet edhe ndonjë datë tjetër për mbajtje të zgjedhjeve. Për ne më e mira mendojmë se është që zgjedhjet të mbahen në muajin tetor dhe kah pjesa e fundit”, ka thënë Abdixhiku.