Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takim nuk ka pasur pajtueshmëri për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Ai ka thënë se në takim shprehen brengen për pandeminë dhe numrin e madh të vdekjeve nga COVID-19.
Sipas tij, kjo situatë ka ardhur nga menaxhimi inekzistent të Qeverisë.
“Në situatën e tanishme, unë kam bërë një propozim për shkurtim të fushatës zgjedhore dhe siç jeni informuar kam marrë përgjigje nga AAK dhe PDK. Nuk kam marrë përgjigje nga Kurti. Ne kemi marrë vendim si LDK që do të ushtrojmë fushatë 5 ditë ose fare. Ne besojmë që një skenar për shtyrje t zgjedhje nuk bën të ekzekutohet sepse në pyetje është demokracia. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyrje të zgjedhjeve dhe kjo është ditë e mirë për demokracinë”, ka thënë ai.
Abdixhiku thotë se sot triumfoi demokracia.
“Shpresoj se një vendim i tillë të mbetet në ditët në vijim”, tha Abdixhiku.