Abdixhiku: Dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvëndësohet me sulm ndaj mediave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas intervistimit në Polici të gazetarit Parim Olluri.

Sipas tij, dështimi në sigurimin e vaksinave antiCOVID nuk guxon të zëvendësohet me sulm dhe kërcënim ndaj mediave.

“Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë. Dobët, dobët shumë. 1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur. 0 vaksina”, ka shkruar ai në Facebook.