Zëvendësministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas arrestimit të Kryetarit të Ulqinit dhe disa zyrtarëve të tjerë të komunës.
Ai ka thënë se duhet t’i lihet në dorë gjykatës për të konstatuar se si ata kanë arritur fitoret në zgjedhje.
“Kryetari i Ulqinit që është kryetar i DPS-së lokale, bashkë me disa zyrtarë të tjerë është arrestuar. Arsyeja – punësimi partiak”.
“T’ia lëmë gjykatës që ta vërtetojë se si i kanë arritur fitoret në zgjedhje. Kjo është e qartë për qytetarët”.
“Qeveria është e përcaktuar që t’u japë fund të gjithë abuzuesve”.