Abazoviq merr vendimin e parë si zëvendëskryeministër, shkarkon drejtorin e Policisë

Zëvendëskryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se “me marrëveshje, drejtori i deritashëm i Policisë nuk do të udhëheq me këtë resor”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Abazoviq, përmes një postimi në Twitter.

“U ra dakord që Veselin Veljoviq të mos jetë më drejtori i Drejtorisë së Policisë”, ka shkruar Abazoviq.