Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas shkarkimeve në Telekomin e Kosovës, duke thënë se në të ardhmen ‘nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit’.
Ky reagim vjen pasi bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës shkarkoi kryeshefin ekzekutiv, Bedri Istrefin dhe dy zëvendës-kryeshefat dhe zyrtarin kryesor financiar, njofton Klan Kosova
“Po e vërtetë, është e mundur. Herët a vonë do të ndodhë që nipi nuk mund të emërojë dajën e tij si drejtor të Përgjithshëm të Telekomit dhe milionat e buxhetit publik të përvetësohen, ndërsa njerëzit jetojnë në varfëri. #Çkapja është e mundur me LVV”, ka shkruar Abazi.
Abazi po ashtu ka shpërnda statusin e gruas së ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Alison Kosnett ku thotë që “Çkapja e shtetit është e mundur”.