Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur se Qeveria aktuale ka treguar rezultate të këqija në menaxhimin e situatës me koronavirusin.
“Rezultatet janë të këqija nga dalja e Qeverisë Kurti. Kemi të bëjmë me një relaksim të përgjithshëm. Problemi thelbësor është me faktin se në vend të fokusoheshin me menaxhim të pandemisë ata ishin të fokusuar në tentimin e krijimit të propagandës së pafund kundrejt ministrisë së drejtuar nga Arben Vitia dhe Qeverisë Kurti”.
“Për ta qëllim ka qenë ardhja në karrige, por jo pandemia. Kemi të bëjmë me një dështim të plotë. Nuk mund të funksionojë Qeveria e cila është jolegjitime”, është shprehur Abazi, njofton Klan Kosova.
Abazi në Edicionin Special ka thënë se arsyeja se pse ka valë të infeksioneve tash është se qytetarët nuk besojnë në këtë Qeveri.
“Qytetarët janë të dëshpëruar dhe nuk e kanë lidhjen me Qeverinë ilegale”.
Ai ka theksuar se protesta e organizuar nga ta pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nuk mund të thuhet se ka qenë burim i përhapjes së virusit korona.
“Nuk mundet ta fajësojë protestë për rritje të infeksionit apo për kolaps të sistemit shëndetësor. Është mungesë e lidhjes me personelin shëndetësor dhe qytetarët”.