Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, ka thënë se vendi ka nevojë për rimëkëmbje në të gjitha fushat e veta.
Madje ai në Info Magazine premtoi se këtë rimëkëmbje do ta bëjë Partia Demokratike e Kosovës, për të cilën thotë se sa herë ka dhënë premtime i ka realizuar, njofton Klan Kosova.
”Kemi parasysh faktin që, PDK sa herë ka dhënë premtime, i ka realizuar. Ekspertët tanë që kanë përpiluar planin kanë detajuar gjërat se ku do t’i marrin këto mjete. Vendit i duhet PDK, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Sepse e dijmë çdoherë që vendimet e mëdha janë marrë nga PDK-ja”.
”Këto zgjedhje do të tregojnë edhe njëherë forcën tonë si parti, që është parti shtetndërtuese. Parti e cila çdoherë ka sakrifikuar edhe liderët e saj për të ndërtuar institucionet e vendit. Momentalisht jemi duke folur për një grup të partive politike, të cilat nuk i njohin dhe nuk i respektojnë institucionet e vendit, dhe parti të cilat i respektojnë ato”.
”Kemi respektuar raste ku vet liderët tanë si shkak i këtyre veprimeve edhe janë dënuar dhe kanë shkuar në Hagë. Kemi fjalën tek Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kur pjesa tjetër e politikës i ka akuzuar se ata po votojnë Gjykatën Speciale për t’i çuar shokët e tyre në Hagë, ndërsa ata kanë shkuar vet, është diçka përtej vetes”.
”Ndërkohë kemi pjesën tjetër të politikës që nuk respekton asnjë vendim të vetëm që nuk është në të mirën e tyre. Është mirë për ta kur ju bjen mirë, është e kapur Gjykata, është e kapur Policia, kur nuk ju bie mirë. Dhe kosovarët duhet t’i shohin këto gjëra që janë duke ndodhur vazhdimisht. Kemi vendimet e prera të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese dhe ato vazhdojnë të mos respektohen”.