Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Albin Kurtit, raporton EO. Sipas tij, dëmi që po i bëhet vendit me këtë Qeveri është e madhe, teksa ka riaktualizuar sërish bisedat ndërmjet shefes se deputetëve të VV-së Mimoza Kusari-Lila me deputetët e Listës Serbe.
Abazi, hodhi disa fletushka me mbishkrimin “E di Sllavko” në fotografinë e Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.
Abazi, ka thënë se pozita e hapi debatin në Kuvend, me “suksesin e Lojërave Mesdhetare” ndërkohë që nuk bëri zë kur “shokët i erdhën në Kuvend” – duke iu referuar Listës Serbe, e cila siç u raportua, erdhi në Kuvend vetëm sa për të mos e humbur mandatin dhe doli prej sallës menjëherë.
“Asnjë rezultat pozitiv në veri nuk ka përveç tensioneve. Vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK është dështim i sistemit të drejtësisë dhe policisë. Vazhdim total i degradimit dhe mafisë ndërtimore, një zhurmë e VV që ka bërë shumë zhurmë para se të vinte në pushtet”.
“Asnjë njohje ndërkombëtare, për turp marrëdhëniet ndërkombëtare. Largimi i trurit vazhdon, brengosja më e madhe. Më kujtohet biseda me kryeministrin Kurti kur flisnim për ikjen në vitet e 90-ta, ndërsa Sot në qeverisjen tonë po vazhdon”, tha Abazi, teksa hodhi disa fletushka me mbishkrimin ‘E di Sllavko’ në fotografinë e Kusari-Lilës me Radojqiqin.


