Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është gjobitur me dy mijë euro për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit.
“2000 euro gjobë për AAK-në, Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!”, thuhet postimin e Muçajt në rrjetin social Facebook.
AAK u gjobit pasi dje hapi fushatën në Prizren, njofton Klan Kosova.