Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti, që ta rishikojë sa më parë buxhetin për shkak të krizës financiare që ka kapluar vendin.
Kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, tha se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet, janë rritur çmimet e produkteve dhe është shtuar inflacioni.
“Janë rritur çmimet, ka një situatë urgjente të krizës në Kosovës. Bazuar në këtë ,si AAK i sugjerojmë Qeverisë që të ndërmerr rishikimin e buxhetit. I propozojmë Qeverisë që t’i parasheh disa instrumente që të ndërhyn në krizën financiare në vend, për fuqinë blerëse dhe krizën që po e kalojnë qytetarët e vendit. Duhet të hiqet taksa për produktet bazë ushqimore, vlerësimi i akcizës për naftën sepse çmimi i rritur i naftës ka ndikim në rritjen e të gjithë çmimeve të tjera”, tha Haradinaj të hënën në një konferencë.