Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.
Deputeti Besnik Tahiri, ka thënë se kjo kërkesë është bërë pasi, sipas tij, ka mungesë të transparencës nga ana e pushtetit.
“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka theksuar se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvend.