Partia e Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga posti i presidentit, të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse nuk merren vesh për këtë pikë
Lëkundjet në koalicion i vuri në pah edhe një herë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Lexo Edhe:
Haradinaj: Dokumentet e dorëzuara në zyrat e tona janë të vërteta, po del një e vërtetë në shesh
Shefi i partisë që aktualisht udhëheq me vendin ka thënë prerazi që nëse partneri i saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston të marr postin e presidentit, partneriteti në qeveri prishet.
Por, AAK mbetet e palëkundur në propozimin e kandidaturës për president të Ramush Haradinajt.
Deputeti i kësaj partie, Rasim Selmanaj thotë që nuk kanë arsye të tërhiqen nga propozimi i tyre.
Selmanaj më tutje e bën të qartë faktin që nëse nuk merren vesh për këtë çështje atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve.
Selmanaj më tej tregon që ka goxha gjasa që Ramush Haradinaj të shkojë bashkë me
Për këto cështje T7 është interesuar që të marr një përgjigje nga kryeministri Avdullah Hoti.
Por, ai nuk është përgjigjur.
Ndërkohë, Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Politike dhe Jurdike thotë që Kosovës i duhet një figurë unifikuese për postin e presidentit.
Ajo më tutje cek faktin që një qeveri e tillë është goxha e brishtë për të kaluar procese përpara.
Presidentit aktual Hashim Thaçi i skadon mandatit në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa Kuvendi domosdoshmërisht, duhet të zgjedh pasuesin e tij të paktën një muaj më herët.