Jose Mourinho konsiderohet si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë, por edhe ndër më të trofeshmit.
Megjithatë trajneri portugez ka përjetuar edhe shkarkimin e katërt radhazi në karrierën e tij nga katër klubet e fundit ku ka trajnuar.
Roma është skuadra e fundit që e ka shkarkuar portugezin, pasi eliminimi nga Kupa e Italisë, por edhe humbja e Milanit bëri që drejtuesit e klubit kryeqytetas italian ta shkarkojnë Special Onen.
Në nëntë vitet e fundit Mourinho është shkarkuar katër herë, nga Chelsea ku qëndroi dy vite dhe në dhjetor të vitit 2015 u shkarkua nga londinezët.
Vetëm gjashtë muaj qëndroi pa klub dhe Special One mori drejtimin e Manchester United, ku qëndroi dy vite e gjysmë te Djajtë e Kuq para se të shkarkohej në dhjetor të vitit 2018.
Pas dy gjigantëve anglez Mourinho mori drejtimin e Tottenham Hotspur, ku edhe te kjo skuadër qëndroi rreth dy vite dhe u shkarkua pas 86 ndeshjeve zyrtare.
Dy vite e gjysmë zgjati edhe aventura te Roma, ku mori drejtimin e skuadrës në korrik të vitit 2021 dhe u largua më 16 janar të vitit 2024.
Gjatë nëntë viteve të kaluara nëkëto katër klube, Jose Mourinho fitoi një kampionat anglez dhe një Kupë të Anglisë me Chelsean, Ligën e Evropës, një Kupë angleze dhe dy Superkupa me Manchester United, si dhe Ligën e Konferencës me Romën. /Telegrafi/