Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë të hënë do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19.
Takimi që do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë pritet të fillojë nga ora 14:00, ndërsa në ora 15:00 do të ketë konferencë për media.
Ende nuk dihet nëse do të ketë masa të reja kundër COVID-19 apo do të mbesin masat që janë në fuqi momentalisht.