A ndikon rrushi në shtim të peshës


Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese. Kokrrat e tij janë një koncentrat mineralesh dhe sigurojnë hekur, kalcium, magnez, kalium, zink dhe bakër.

Ato janë të pasura me vitamina të grupit B, si vitamina B1, B2, B3 dhe B6, të cilat luftojnë lodhjen psikofizike dhe për të përballuar me më shumë energji kalimin nga muajt e nxehtë në të ftohtë. Por duhet të bëni kujdes me sasitë.

A ju shëndosh rrushi? Ja si është e vërteta

Rrushi është një nga frutat më të ëmbël. Ai përmban sasi të larta të sheqernave të thjeshta të përthithura shpejt, të cilët, të konsumuar me tepricë, favorizojnë një prodhim të ekzagjeruar të insulinës, një hormon që stimulon urinë dhe favorizon grumbullimin e kilogramëve dhe shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Këshilla është ta konsumoni me moderim: 100 gramë rrush japin rreth 60 kalori .

Idealja është ta kombinoni në tavolinë me fibrat e perimeve të stinës të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqernave, me proteina (mish, peshk, vezë ose bishtajore) dhe yndyra të mira si ato të pranishme në vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe frutat e thata, arra, bajame etj.) të cilat rrisin efektin e tij ngopës.

Shfryn dhe pastron

Ky frutë ka një veprim të mirë detoksifikues. Përqendrimi i lartë i kaliumit stimulon diurezën dhe favorizon eliminimin e stagnimit, përgjegjës për mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Ky frutë është gjithashtu i pasur me fibra. Favorizon shëndetin dhe rregullsinë e zorrëve dhe ju ndihmon të qëndroni në formë.

Lufton kolesterolin e lartë

Ky frutë është një burim i mirë i vitaminës C, magnezit dhe kuercetinës, aleatë të funksionimit korrekt të qarkullimit të gjakut. Kundërshton formimin e kolesterolit “të keq” LDL në favor të kolesterolit “të mirë” HDL.

Parandalon plakjen

Rrushi është i pasur me polifenole me veprim antioksidues si resveratroli. Kundërvepron ndaj radikaleve të dëmshme të lira dhe mbron nga stresi oksidativ, përgjegjës për plakjen.

Ky frutë është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave miqësore ndaj lëkurës. Ofron vitaminë A, e çmuar për tonicitetin e indeve.

Ai gjithashtu siguron vitaminë C e cila nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që e mban lëkurën elastike dhe kundërvepron me kushtet inflamatore të lëkurës, përgjegjëse për shumë çrregullime, përfshirë celulitin./A2news/