Sipas ekspertëve të kuzhinës, shumica e enëve të gatimit janë të sigurta për në furrë, por temperatura maksimale varet nga shumë faktorë të tillë si materiali që ena e gatimit është e përbërë, çfarë lloj veshje ka, apo se cili është materiali i dorezës dhe i kapakut.
Të gjithë përbërësit luajnë një faktor në përcaktimin nëse një ene apo edhe një tigan, është i sigurt për t’u përdorur edhe për gatimet e furrës.
Prandaj këshilla më e mirë është që së pari të kontrolloni udhëzimet e paketimit. Nëse tigani është tërësisht metalik (edhe me doreza metalike) zakonisht është e sigurt për t’u përdorur në furrë.
Shmangni vendosjen e tiganëve me doreza silikoni, ato me elemente të tjera plastike ose ato prej druri.
Duhet të dini se tiganët e sigurt për t’u përdorur në furrë zakonisht bëhen prej bakri, gize, çeliku inox apo edhe alumini.
Ndërsa ato tiganë apo enë gatimi që nuk ngjisin nuk janë të prodhuara për të duara temperaturat e larta të një furre.
Në përgjithësi, tavat tërësisht metalike janë të sigurta në furrë të paktën deri në temperaturën 175°C.
Dhe enët e çelikut të pandryshkshëm dhe aluminit të fortë të anodizuar janë të sigurta për furrë deri në 260°C.
Si ta dalloni nëse tigani juaj mund të përdoret për gatimet në furrë
Tigan juaj mund të ketë një sërë simbolesh pas tij për të treguar se për çfarë lloj gatimesh është e sigurt dhe nëse mund të futet në furrë. Megjithëse çdo prodhues dhe çdo tigan mund të ketë temperatura dhe ikona të ndryshme./ AgroWeb.org/