Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është arrestuar me urdhër të SPAK-ut.
Meta akuzohet për tri vepra: korrupsion, mosdeklarim dhe fshehje pasuri, si dhe pastrim parash.
Por, u raportua se ai para arrestimit kishte kërkuar strehim politik në Hungari.
Për këtë rast, sqarime ka dhënë avokati Spartak Ngjela, shkruan RTSH.
“Ai kishte kërkuar strehim politik në Hungari dhe nuk ja kishte dhënë Budapesti, prandaj ishte në Kosovë se do shkonte atje dhe u kthye. Brenda rregullave ndërkombëtare është, ka vajtur në Kosovë, ka kërkuar strehim politik dhe nuk ja ka dhënë Budapesti strehimin politik”, tha Ngjela.
Ish-kreu i shtetit shqiptar u la në paraburgim, ndërsa për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi u vendos: “detyrim paraqitje”. U la në “arrest në shtëpi” Pirro Xhixho dhe në detyrim paraqitjeje Ema Çoku.