A ka dështuar projekti i ndërtimit të Spitalit COVID-19 në Kosovë?

Në vend kanë nisur të shtohen rastet sa i përket infektimeve me COVID-19. Megjithatë, institucionet kosovare siç duket ende nuk janë bërë gati që ta presin valën e dytë të koronavirusit. Shteti ka premtuar që së shpejti në Kosovë të bëhet funksional Spitali COVID-19, i cili do të kishte kapacitet për të pritur 500 persona të prekur nga koronavirusi. Por, ky projekt të jetësohet duket se do të marrë kohë. E në Klinikën Infektive kanë nisur të rriten sërish shifrat e të hospitalizuarve nga Covid-19.

Ka një javë qëkur në Kosovë numri i rasteve të reja me koronavirus është duke e kaluar shifrën e 100 personave. Vendi po bëhet gati që të presë shifra edhe më të mëdha nga Covid-19, duke shënuar kështu fazën e dytë të Covid-19 në Kosovë. 

Megjithatë, krerët institucionalë në Kosovë gjatë muajit shtator patën premtuar se do të fillojnë me jetësimin e një spitali të veçantë, i cili do të shërbente ekskluzivisht vetëm për pacientët e prekur apo të dyshuar me Covid-19.

Por Spitali Covid siç duket nuk do të jetësohet brenda këtij viti. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mbrëmë në një emision televiziv.


Zemaj tha se momentalisht Ministria që ai drejton po punon që t’i zgjerojë kapacitetet në Mjekësinë Sportive edhe me 100 shtretër.

“Ne jemi duke i shtu kapacitetet e objektit të Mjekësisë Sportive që t’i kemi minimum së paku edhe 100 shtretër. Si të fillojmë procedurat. Ne sa më shpejt do të mundohemi ta bëjmë gati. Koha sigurisht duhet të jetë një kompani e përgjegjshme që do t’i kryejë punën shpejt. Nuk do të ketë nevojë për shtretër shtesë”, ka deklaruar Zemaj.

Por fiks para një muaji, Zemaj përmes një postimi në rrjetet sociale e ka dhënë lajmin se Spitali për COVID-19 me 500 shtretër do të jetë gati shumë shpejt.

“Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati Spitalin për Covid-19, me 500 shtretër në Prishtinë”, pati shkruar Zemaj.

E në vend tashmë është dita e pestë qëkur numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka kaluar shifrën mbi 100. E edhe viktima po raportohen për çdo ditë nga ana e IKSHPK-së. 

Se shifrat me personat e hospitalizuar në Infektivën e QKUK-së po rriten e ka pranuar në një deklaratë për Express edhe infektologu Salih Ahmeti.

Ai tha se nga numri i personave të shtrirë në Infektivë, 40 % e tyre janë në oksigjenoterapi.

“Shifrat mëgjithatë janë në trendin e zakonshëm. Katër-pesë ditët e fundit kemi pasë rritje. Por kjo rritje mbetet e menaxhueshme. Nga pacientët që i kemi të shtrirë në Klinikë, 40 për qind janë në oksigjenoterapi”, ka deklaruar Ahmeti për Express.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 17.139, i viktimave në 657 dhe i të shëruarve në 14.787. 

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, aktive janë 1.695 r