A e dini se një foshnjë në mitër dëgjon që në javën e 12-të dhe njeh zërat e prindërve të tij menjëherë pas lindjes?
Lexoni për disa fakte interesante rreth shtatzënisë
Gratë mbi 40 vjeç kryesisht lindin fëmijë mëngjarash.
Valët e para të trurit të foshnjës mund të regjistrohen që në ditën e 40-të të shtatzënisë.
Foshnja në bark dëgjon qysh në javën e 12-të dhe menjëherë pas lindjes njeh zërat e prindërve.
Gjatë gjumit, foshnja është në bark dhe ëndërron! Kjo stimulon zhvillimin e qelizave të trurit të saj.
Binjakët zhvillojnë një marrëdhënie të veçantë me njëri-tjetrin që në mitër.
Foshnjat krijojnë dridhje të zërit që në javën e 18-të të shtatzënisë.
Rreth javës së 30-të të shtatzënisë, foshnja kthehet drejt burimit të dritës kur në barkun e nënës vendoset një “elektrik dore”.
Një i porsalindur tre ditësh reagon ndaj erës së një lecke të njomur në lëngun amniotik të nënës së tij duke pushuar së qari.