Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se asnjëherë nuk i është kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që subjekti që ajo përfaqëson të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
”Jo, asnjëherë. Asnjëherë të vetme”, tha ajo.
Kusari – Lila në DPT te Fidani, tha megjithatë se i është bërë nderë që Vetëvendosje i ka dhënë mundësinë për të bashkëpunuar.
”Ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm”.
”Më kanë bë nder të madh, edhe pse siç ka thënë kryeministri çdo marrëdhënie është marrie – dhënie”.