Sa shumë na shijon gjalpi i kikirikut në një sandviç apo kur lyejmë bukën e thekur në mëngjes. Pale tek akulloret çfarë shije ka. Por a është ai një zgjedhje e shëndetshme në dietën e të rriturve?
Sipas nutricisitit Brierley Horton, në një intervistë për ‘CookingLight’, ka disa diskutime rreth kësaj çështjeje.
Sa i shëndetshëm është gjalpi i kikirikut?
Gjalpi i kikirikut kur përgatitet në mënyrë natyrale, kikirikët piqen dhe transformohen në trajtë kremi. Megjithatë, shumë marka komerciale në treg përdorin sheqerna dhe yndyra të shtuara. Ju mund ta kuptoni nëse po blini gjalpë natyral kikiriku nëse në etiketën e përbërësve lexoni vetëm kikirikët dhe pak kripë.
Sipas nutricionisitt Horton, gjalpi i kikirikut është një zgjedhje e shëndetshme për një vakt të shpejtë si sandviçi, por duhet të lexoni përbërësit në etiketë dhe duhet të zgjidhni ato që kanë sasinë më të ulët të sheqernave apo kripërave të shtuara. Një dozë e vogël kripe është ‘ok’, sipas tij.
Vlerat ushqyese të gjalpit të kikirikut
Gjalpi i kikirikut është i pasur me yndyra. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre janë mono-të pangopura (i njëjti lloj me yndyrat e mira t vajit të ullirit). Megjithatë, është mirë ta mbajmë nën kontroll përdorimin e tij sepse përmban edhe një sasi të vogël të yndyrave të ngopura të cilat shkaktojnë dëmtime të sistemit kardiovaskular nëse konsumohen në sasi të mëdha).
Sipas Horton, gjalpi i kikirikut përmban gjithashtu edhe përbërës si kaliumi, fosfori, magnezi, mangani, vitamina E dhe folatet.
Gjalpi i kikirikut dhe diabeti
Gjalpi i kikirikut përmban disa përfitime me rëndësi për pacientët me diabet falë prezencës së acidit oleik i cili përmirëson ndjeshmërinë e insulinës. Një studim ka treguar se gratë që hanin një porcion gjalpë kikiriku 5 herë në javë, kishin një shans 21% më të ulët për të zhvilluar një diabet të tipit 2.
Gjalpi kikiriku dhe humbja e peshës
Ndoshta gjalpi i kikirikut nuk është gjëja e parë që u vjen në mendje kur është fjala për të humbur peshë, por mund të jetë i dobishëm: një studim i vitit 2009 ka treguar se gratë që konsumonin rregullisht fruta të thata për 8 vite ishin më pak beze se pjesëmarrëset që hanin më rrallë ose fare gjalpë kikiriku.
Falë yndyrave, proteinave dhe përmbajtjes së fibrave, gjalpi i kikirikut ka veti të na mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm duhet bërë kujdes me sasinë.
Gjalpi i kikirikut dhe alergjitë
Duhet përmendur gjithashtu që kikirikët janë një prej 8 alergenëve më të mëdhenj. Sipas “Food Allergy Research&Education”, janë trefishuar krahasuar me vitin 199 dhe mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të rriturve që nuhasin, prekin ose hanë këtë fryt. Nëse mendoni se mund të jeni alergjikë, por s’jeni të sigurt, bëni një test alergjie tek mjeku.
Si përfundim, gjalpi i kikirikut është një zgjedhje e shëndetshme nëse zgjidhni një markë që në etiketën e përbërësve ka doza të ulëta sheqeri, kripërash dhe yndyrash; nëse mbani nën kontroll sasinë dhe nëse e përdorni në receta të shëndetshme ushqimi. /Neps.al/