A është në lidhje dashurie Dhurata Ahmetaj me Xherdan Shaqirin?

Dhurata jep detaje nga jeta e saj private.

Këngëtarja dhe futbollisti Xherdan Shaqiri muaj më parë u komentuan në media se kanë nisur një lidhje dashurie.

E gjithë kjo u spekulua pasi që këngëtarja udhëtonte shpesh në Londër.

Më vonë qarkulluan lajme se dyshja janë ndarë, por a është tashmë Dhurata në ndonjë lidhje dashurie e ka zbuluar vetë ajo.

Me një postim në Instagram, u pa se këngëtarja dëshiron vetëm të humb peshë dhe të udhëtoj. Me këtë, Dhurata bën me dije se nuk është në ndonjë lidhje dashurie.