Jasmina ka një teori se kush i përçau ata dy.
Tashmë dihet se marrëdhënia mes Andi dhe Jasminës është përçarë mjaft shumë dhe arsyeja e kësaj sipas konkurrentes është një vajzë tjetër, shkruan lajmi.net
Gjatë një bisede përmes Instagramit, Jasmina ka akuzuar Andin se ka një lidhje jashtë “Përputhen” dhe se ai po i mashtron ndjekësit e tij duke u thënë se e ka partnere biznesi.
Andi ishte ai i cili ripostoi një foto me vajzën në fjalë teksa theksoi se ata dy po punonin drejt një projekti të përbashkët.

Ndonëse fansat u munduan ta bindnin Jamsinën se Andi nuk do të niste një lidhje jashtë, ajo u tha se ai po përdorte psikologjinë e kundërt për t`i bërë ata vërtetë të mendonin se nuk ka asgjë mes tij dhe vajzës në fjalë.

Jasmina gjtihashtu u shpreh se në Instagram ai paraqitet ndryshe dhe se nuk duket të besojmë gjithçka që shohim në rrjete sociale.

Konkurrentja zbuloi hapur se e gjitha kjo situatë e ka lënduar atë tejet mase teksa edhe u shpreh se ndjekësit e saj as nuk ia kanë idenë se sa e lënduar është ajo.

Ndërsa për këto akuza nuk kanë konfirmuar asnjëri nga personat e përmendur.