Në një aksion i Njësisë Speciale Antiterror ka mbetur i vrarë Faton Hajrizi.
Hajrizi dyshohet se vrau policin serb Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliqin, i cili ndaloi veturën në të cilën ishte ulur.
A është i vrari në Serbi Faton Hajrizi?
Sipas informacioneve të Informer, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva në pritje të një “lidhjeje”. “për të ikur përtej Drinës, përcjell Gazeta Stop.
Kujtojmë se një polic u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë nga të shtënat që ndodhën natën e 18 korrikut në Loznicë. Sulmuesi fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi.
Megjithatë, ka rezultuar se ka pasur një ndryshim identiteti për shkak se i dyshuari për vrasje, Faton Hajrizi, udhëtonte me dokumentet e vëllait të tij, Artanit. Policia ka gjetur këto dokumente në vendin e vrasjes.