A duhet ta filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë?

Shumë njerëz zgjohen nga etja dhe preferojnë ta fillojnë ditën me një gotë ujë të ngrohtë.

Kjo sipas ekspertëve jo vetëm që ndihmon në shuarjen e etjes, por gjithashtu besohet se ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë edhe humbjen e peshës.

Ekspertët thonë se nëse është e mundur kjo duhet të bëhet në stomak bosh, shkruan Indianexpress.

Ndërkaq, nutricionistja Karishma Shah tha se efekti është i njëjtë sikur i atij të ujit të ftohtë dhe të ngrohtë.

“Uji me çdo temperaturë është i mirë, përderisa pini ujë pasi zgjoheni”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se e rëndësishme është që trupi të mbahet i hidratuar.

“Është e vetëkuptueshme që trupi kërkon më shumë ujë në verë, veçanërisht pas një seance stërvitjeje, qëndrimi në diell për një kohë të gjatë ose djersitje të tepërt. Përsëri, temperatura e ujit nuk luan ndonjë rol, ajo që ka rëndësi është që ta mbani trupin të hidratuar. Mbajeni një shishe afër vetës”, u shpreh ajo.