Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me përplasje mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tahiri i AAK-së doli në foltore të Kuvendit për të paraqitur një mocion procedural por pastaj i parashtroj dy pyetje lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar.
“Si është e mundur që për 1 muaj e gjysmë jemi maltretu në këtë Kuvend, duke thënë se Komisioni Hetimor është në kundërshtim me Ligjin për hetim parlamentar. A është ky komision hetimor në kundërshtim me këtë ligj dhe nëse është pse e keni bërë? Pyetja e dytë është a duhet me e marr shishen dhe me i mshu tavolinës për me marr vesh dhe me i sjellë ligjet që i keni. A kuptoni që këto metoda, kjo zhurmë nuk është për këtë Kuvend”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se kërkesa e tij është që të kthehemi në një logjik të shëndosh të diskutimit.
Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca duke i thënë Tahirit se keqpërdori foltoren e Kuvendit.
“Sapo e keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit, ta dhashë fjalën për tjetër gjë. Kështu nuk kam qef me ndodh në Kuvend të Kosovës, nuk shkon Kuvendi kështu, duhet me pas respekt ma shumë për mënyrën qysh i ka rregullat jeta parlamentare”, tha Konjufca.
Pas kësaj reagoi sërish shefi i AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se o duhet me përdorë metoda jo konvencionale për ta ngritur vetëdijen.
“Mocionin e kërkova me kërkesë të shumicës parlamentare. Unë nuk mundem pa e marrë fjalën sepse është keqpërdor seanca, nuk ki të drejtë për këtë që po e thua”, tha Tahiri.