A do t’i ashpërsojë Kosova masat ndaj Covid-19, Qeveria sot del në konferencë

Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj COVID-19 do të mblidhet sot në orën 13:00.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa pas këtij takimi, ai do të dalë në konferencë për media.

“Kryeministri Avdullah Hoti, merr pjesë në takimin e Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj SarS CoV2 – COVID-19. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.