Shumë ftesa i kanë shkëmbyer mes njëri-tjetrit deri tash Kryeministri Albin
Kurti e Presidenti Hashim Thaçi, mirëpo dy palët, u takuan vetëm njëherë, madje
për 5 minuta.
Një takim shefi i Qeverisë e planifikoi edhe për nesër, por këtë ende s’e ka konfirmuar kryetari i shtetit.
Derisa tri ditë më parë Presidenti Thaçi u takua me liderët e të gjitha partive në vend, në takim nuk i shkoi Kurti.
Kryeministri i vendit, takimin siç deklaroi Presidenti, e ka anuluar vetëm 5 minuta para se ai të fillojë, duke e thirrur një tjetër për të premtën.
Mirëpo, se a do t’i shkojë Thaçi Kurtit në takim ose jo ende nuk dihet, pasi që zyra e Presidentit nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Kujtojmë se Thaçi dje përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur Kurtin të frikësuar, gënjeshtar, mashtrues, të padinjitet dhe konsistent në qëndrime kundër Amerikës.