Pas shkarkimit të një prej njerëzve më të fuqishëm të LDK-së- Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga ana e kryeministrit, mund të rrezikohet edhe funksionimi i koalicionit qeverisës.
Një zyrtar i lartë brenda LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti ka theksuar se LDK do ta shqyrtoj edhe mundësinë që të dalë nga koalicionit qeverisës.
“Pas shkarkimit të Veliut LDK nuk e përjashton edhe mundësinë e daljes nga koalicioni. Mirëpo, fillimisht do të diskutohet në kryesinë e ngushtë, në mënyrë që pastaj të vazhdohet me hapat tjerë”, tha ky zyrtar.
Ndryshe, Kurti në arsyetimin e shkarkimit ka theksuar se ai e ka njoftuar Isa Mustafën për këtë vendim dhe se i ka kërkuar emrin e ri për ministër të MPB-së.
“Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e qeverisë.