A do të ndryshojnë masat kundër COVID-19, tregon ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e marra për COVID-19 duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar.

Zemaj në një konferencë për media tha se në dy javët e fundit, vendi ka stagnim në përhapjen e koronavirusit.

“Në dy javët e fundit kemi stagnim të përhapjes së koronavirusit. Por këto masa që janë duhet patjetër të vazhdojnë me një intensitet të shtuar”, tha Zemaj.

Zemaj tha se duhet angazhuar në uljen e numrit e të vdekurave. “Numri i të vdekurve mbetet i lartë, edhe në periudhën e rënies të numrit me të infektuar”, tha ai.

Zemaj ka thënë se ka ndryshime edhe në kategorizimin e komunave në zona. Sipas tij, në zonën e kuqe ku ishin 21 komuna tash janë vetëm 16 komuna, nëntë në të verdhën dhe 13 në të gjelbrën.

Ai tha se gjatë vizitës në Austri ka marr mbështetje për të ndihmuar shëndetësinë në Kosovë.