A do të lëshojë pe Kurti për postin e kryeministrit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Pas verifikimit të 96.05% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 40.90% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 22.29%, Lidhja Demokratike e Kosovës 17.42% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Nisma 7.42%.

Në bazë të këtyre përditësimeve, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 (5 AAK, 3 Nisma).

Avokati Shkëlzen Sopjani vlerëson se vetëm LVV dhe LDK nuk kanë përjashtuar një koalicion mes tyre, me LDK-në që ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një qeveri me Vetëvendosjen nëse i takon posti i kryeministrit.

“Do ketë koalicion ose do ketë zgjedhje të reja. Me aq sa kam parë, dy parti që nuk e kanë përjashtuar koalicion me njëra tjetrën po mbeten VV-ja dhe LDK-ja. (Abdixhiku) ka lënë të nënkuptoj se derisa LDK-ja merr pozitën e kryeministrit janë të hapur për të hyrë në koalicion. Nëse bën veprime taktike Albini, në afatgjatë, edhe do ta linte. Sepse janë do procese të ndishme që s’kanë çare pa u ballafaquar kushdo që është kryeministri i ardhshëm. E kemi edhe një administratë të re të SHBA-ve, që nuk është shumë mirësjelljeshme ndaj mosveprimeve të partnerëve të saj. Këta punojnë më veprime dhe afate. Dhe sfidat që i kemi përballë si Republikë e Kosovës, ndoshta edhe Albini do të ishte shumë i kënaqur me dhënë pozitën e kryeministrit.

Sepse edhe ashtu është e nevojshme me pas një koalicion, me theks të veçantë një risi në politik të jashtme dhe qasjes ndaj partnerëve. E kemi parë se VV-ja, nuk është që ka treguar ndonjë rezultat, përkundrazi ka pas mos-rezultat në politikane  jashtme”, ka thënë Sopjani në FIVE të Dukagjinit.

Nga ana tjetër, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se Vetëvendosja, me mbështetjen e Nismës Socialdemokrate dhe komuniteteve jo-serbe, mund të arrijë numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë.

“Me votat e Nismës dhe me votat e partitë të komuniteteve jo serbe mendoj që Vetëvendosja i ka së paku 61 ose 62 deputetë. Dhe mund të shkoj ne seancë dhe të filloj procesin e formimit të institucioneve. Nuk e shoh problematike nëse veç arrihet marrëveshja mes VV-së dhe Nisëm dhe i siguron pakicat e komuniteteve jo serbe”, ka thënë Bugaqku.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në Debat Plus ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Albin Kurtin ose çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo është në interes të Kosovës.

Ai nuk vendosi “vija të kuqe” për asnjë parti dhe u shpreh i hapur për diskutime mbi çështje nacionale.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

“Sa i përket kësaj me Limaj. Më shumë është një vetëofrim. Edhe pse nuk është shumë e qartë forma se si është shprehu ky vullnet. Më shumë e pashe si një vetë-afrim dhe një mirëseardhje nga disa eksponentët të VV-së. Nuk besoj që Limaj do të ene ndonjë ndryshim esencial edhe po t’i ofrohej VV-së”, ka shtuar avokati Sopjani.