A do të ketë shkarkime të ministrave nga Avdullah Hoti?! Flet Besnik Tahiri

Gjatë ditës së sotme u raportua se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pritet të bëjë shkarkime në kabinetin qeveritar.

Pjesë e shkarkimeve u th se do të ishin zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministri në detyrë për Kthim dhe Komunite, Dalibor Jevtiq.

Por këto lajme u mohuan nga zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Tahiri në një bisedë për “Gazeta Blic” ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se nuk pritet të ketë shkarkime në kabinetin qeveritar.

“Jo nuk pritet të ketë shkarkime”, tha Tahiri.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme dorëheqjen nga pozita e Ministres në Detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Dorëheqja e Stubllës erdhi pas publikimit të video-incizimeve nën dyshimet për manipulim të votave në favor të saj.

Stublla u zëvendësua në këtë psot nga zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, i cili po ashtu vjen nga radhët e AAK-së.