Vlora Çitaku është parë krah Memli Krasniqit në krejt aktivitetet dhe ngjarjet ku ai ishte pasi u zgjodh kryetar i PDK-së.
Por, ku do të jetë Vlora Çitaku në PDK pas rikthimit në këtë parti pas aktivitetit të saj diplomatik?
“Me Vlora Çitakun ne kemi bashkërrugëtuar në politikë prej kur unë jam në PDK. Unë e kam gjetur aty Vlorën, sepse ajo është aty prej themelimit. Duke e njohur prej më herët, prej shkollës së mesme, kemi pasë gjithmonë një afërsi. Ajo ka qenë ndër njerëzit më të afërt edhe në kohën kur kemi punuar bashkë në kabinetin e Hashim Thaçit. Ajo ka pasë më pas një shkëputje për shkak të angazhimeve diplomatike dhe përfaqësimit jashtëzakonisht të denjë që na e ka bërë”.
“Ajo do të jetë një ndër shtyllat kryesore të punës time dhe të përbashkët. Do të bëhem i drejtë ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së të cilët shpresoj që do t’i takoj ditëve të ardhshme për t’ua prezantuar ekipin e përgjithshëm. Duke pasë respekt për pozitat e tyre do të rezervohem për të thënë pozicionin e Vlora Çitakut, i cili mund të jetë i nënkuptueshëm. Gjithsesi Vlora Çitaku do të jetë krahu im i djathtë bashkë me edhe më të tjerë me të cilët jam i sigurt se do të jetë një ekip me sinergji të jashtëzakonshme për fazën e ardhshme në PDK”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.
Kryetari i PDK-së deklaroi se është shumë i lumtur që Vlora Çitaku është rikthyer në këtë parti.