A do të jetë Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit edhe pas formimit të Qeverisë Hoti?! Kështu përgjigjet ajo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media, është pyetur se nëse do të jetë kryetare e Kuvendit, nëse do të formohet qeveria e re LDK- AAK- Nisma, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka theksuar se “nuk mund të paragjykoj pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Dhe pastaj të shohim hapat tjera, dhe do të veprojmë”.

Sipas saj, tani për tani jemi në një situatë hipotetike, dhe çka do që komentoj, i bie që po e paragjykoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Pasi të dalë vendimi, atëherë do të përgjigjem në pyetjen tuaj”, tha Osmani.