A do ta votojë sot PDK-ja Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike? Flet Bedri Hamza

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është paraparë të votohet edhe Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, ku parashihet edhe tërheqja e 10 % të Trustit nga qytetarët, raporton Front Online.

Ky Projektligj në tentimin e parë nuk kaloi për shkak se dy partitë opozitare Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e votuan atë.

E, lidhur me qëndrimin e tyre se a do ta votojnë apo jo sot këtë Projektligj, ka folur për Front Online, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.

Ai nuk e mohoi e as pohoi nëse do ta votojnë këtë Projektligj.

Hamza i përmendi Projektligjet të cilat i ka sjellë PDK-ja.

“Në të njëjtën kohë në seancën, janë edhe ligjet tona të cilat i kemi proceduar para 5 muajve, mirëpo për shkaqe të vonesave të administrative, burokratike të panevojshme, pas 5 muajve nuk kanë mundur të vinë në rend dite për me u fut në seancë. Ne i kemi ligjet e tona dhe do të i përmbahemi agjendës tonë”, ishte përgjigja e tij kur u pyet se a do të votojnë pro Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.