A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Milan ka marrë vendimin që mos ta transferojnë Joao Felix në verë pas fillimit të dobët të aventurës në Itali.

Felix kompletoi kalimin në Itali nga Chelsea në formë huazimi në fund të afatit kalimtar të janarit, në përpjekje për ta ‘ringjallur’ karrierën e tij.

25-vjeçari ka dështuar që të fitojë zemrën e Enzo Marescas në ‘Stamford Bridge’, duke luajtur si titullar në vetëm tri ndeshje në Ligën Premier në pjesën e parë të sezonit.

Reprezentuesi portugez shijoi një debutim ëndrrash me Milanin, duke gjetur rrjetën në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Romës në Kupën e Italisë, vetëm 24 orë pasi u prezantua si lojtar i tyre.

Sidoqoftë, ai nuk arriti të ketë një ndikim në Ligën e Kampionëve aty ku Milani u eliminua në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve nga Feyenoordi.

Megjithatë, në mbrojtje të lojtarit ka dalë mediumi italian Gazzetta dello Sport që ka shkruar se është e padrejtë t’i jepet kaq shumë përgjegjësi Felix kur ai arriti në një ambient të rrethuar me shumë probleme.

Felix ka edhe gjashtë vite e gjysmë në kontratën e tij tek Chelsea të cilën e nënshkroi pas rikthimit nga Atletico Madrid verën e kaluar.

‘Blutë e Londrës’ shpenzuan 46 milionë euro për transferimin e tij, pavarësisht se zhgënjeu për gjashtë muaj huazim në Londër në pjesën e dytë të sezonit 2022/2023.