Edi u largua pas mesnatës nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ai kërkoi të linte shtëpinë me dëshirë, pasi tha që ka disa punë që i ka lënë pezull jashtë.
E në momentin që doli, ai ishte tejet arrogant ndaj moderatorëe: Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Derisa prezantuesja i kërkoi që të reflektonte, ai tha se nuk dëshiron të rri më në shtëpi.
“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha Kuqi.
Për këtë i reagoi menjëherë Alaudini, duke i thënë se nuk mund ta thyejë dhe se nuk është në shtëpinë e tij.
Pas kësaj, ai u largua dhe u përshëndet me konkurrentët e tjerë të këtij formati, teksa la edhe porosi për Drilonin.