Nga 1 janari 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Zonës Schengen, në përjashtim të Spanjës. E kur kjo ditë po afrohet, Zyra e Bashkimit Evropian ka dalë me një sugjerim për eksploruesit kosovarë, rreth asaj se çfarë duhet të vizitojnë nëse shkojnë në Gjermani.
Për ata që do të vizitojnë Berlinin, nga Zyra e BE-së dhe Ambasada gjermane sugjerojnë një vizitë tek “Ishulli i Muzeut”.
“Tung eksplorues kosovarë. Ambasada Gjermane iu uron udhëtime të mira në Gjermani. Kur të jeni në Berlin, mos harroni të ngjiteni tek Ishulli i Muzeut”, ka shkruar Zyra e BE-së në Prishtinë.