Pesë të lënduar në një aksident në Drenoc të Klinës, një në gjendje të rëndë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenoc të Klinës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.

“Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. Policia është në vendngjarje”, ka thënë Gashi.

Jozyrtarisht Klankosova.tv mëson se një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.