Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë këshilla për masat mbrojtëse kundër infektimit me koronavirus. Më poshtë po i paraqesim mënyrat për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.
Pastrojini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për rreth 20 sekonda. Fërkojini duart mirë në të gjitha pjesët, përfshirë majat e gishtërinjve dhe hapësirat mes tyre.
Përdorni faculetë kur kolliteni ose teshtini.
Nëse nuk keni faculetë, përdorini mëngët e rrobave, duke e afruar krahun te goja dhe hunda.
Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
Shmangeni kontaktin me personat që nuk janë duke u ndier mirë me shëndet.
Cilat janë simptomat e koronavirusit Covid-19?
Simptomat kryesore të koronavirusit janë temperatura e lartë, plogështia, kollitja, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbja muskulore.