Paris Saint-Germaini raportohet se dita e ditës po pajtohet me idenë që Kylian Mbappe të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur me një largim, duke marrë parasysh edhe faktin se kontrata e tij skadon pas fundit të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Sipas “L’Equipe”, një rinovim i kontratës nuk përjashtohet, por PSG-ja thuhet se nuk e mendon më këtë si një objektiv kryesor – sidomos pasi lojtari pranoi të heqë dorë nga 100 milionë eurot në formë bonusesh, që i takonin sipas kontratës.
Kësisoj, parisienët nuk mund të përballen me ndonjë problem financiar pasi ajo shumë do t’i mbetet klubit, që më pas mund t’i shpenzojë në transferime tjera.
Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet tani se si do të shkojnë gjërat, duke pasur parasysh se dy vjet më parë u raportua se 24-vjeçari do të nënshkruajë me “Los Blancos”, por që nuk ndodhi.
Mbappe pastaj kishte vendosur për të rinovuar kontratën me PSG-në.
Gjithsesi, mund të thuhet se duket e vështirë që reprezentuesi i Francës të refuzojë sërish Real Madridin.
Gjiganti spanjoll vazhdon të vlerësohet se favoriti kryesor për transferimin e ish-sulmuesit të Monacos.