Kurti: Lugina e Preshevës tani kanë një Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të proklamojë në Facebook “të arriturat” e qeverisjes së tij gati trevjeçare.

Sonte Kurti ka folur për Luginën e Preshevës, për të cilët lshtë shprehur se tani kanë një Qeveri që kujdeset për ta (e ka fjalën për Qeverinë që ai drejton), pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm.

“Për herë të parë që prej pavarësisë së Republikës sonë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë një linjë të veçantë dhe të rregullt buxhetore në Buxhetin Vjetor të Kosovës. Deri më tani gjatë qeverisjes sonë kemi ndarë mbi dy milionë euro mbështetje financiare për Luginën e Preshevës, pa llogaritur mbështetjen prej gjysmë milioni euro në përballjen e tre komunave me shumicë shqiptare me pandeminë Covid-19, gjatë qeverisë sonë të parë në vitin 2020”, ka shkruar Kurti.

POSTIMI I PLOTË: