Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai “është gjetur pa shenja jete”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Nga prokurori rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Paparaci kishte raportuar mbrëmë për vdekjen e afaristit Lulzim Kryeziu.
Kryeziu ishte pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’.